torte_embelsire_ecaty_com_receta_gatimi_si_te_gatuajme

Thyejmë vezët në enën për përzierje, shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë. Shtojmë pak qumësht. Shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, shtojmë qumështin e 

Embesire Torte
recete gatimi embelsire
Write a review
Print
Përbërësit
  1. 200gr miell
  2. 2 vezë
  3. 200gr arra
  4. 200gr sheqer
  5. 2-3 lugë marmelatë kajsie
  6. 200gr qokollatë për gatim
  7. 1 limon
  8. 50gr gjalpë
  9. 1 pako aditiv për brumë
  10. 200ml qumësht
Përgatitja
  1. I thyejmë vezët në enën për përzierje, shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë. Shtojmë pak qumësht. Shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, shtojmë qumështin e mbetur. Në anën e shpeshtë të rendes, në enë grijmë lëvozhgën e limonit.
  2. Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë. Rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
  3. Me thikë lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe largojmë pjesën anësore të kallëpit. Tortën e lyejmë me marmelatë.
  4. E thyejmë çokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur. Me çokollatën e shkrirë lyejmë tërë tortën. Siper tortës hedhim sheqer pluhur. Presim tortën në copë dhe i vëmë në pjatën për servirje.
ECATY http://www.ecaty.com/

Lini një Përgjigje