Artikujte rinj

Tani mund të përdorni aparatet canon si PC falë Magic Lantern dhe Linux

Tani mund të përdorni aparatet canon si PC  falë Magic Lantern dhe Linux

Programatorët e  Magic Lantern kanë arritur të vendosin sistemin linux 3.19 në aparatet  Canon 60D, 600D, 7D, 5D Mark II dhe 5D Mark III

 

Fillimisht dukej si një gënjeshtër e një prillit, pasi lajmin e kanë dhënë pikërisht atë ditë. Por shumë shpejt u kuptua që e kishin bërë enkas të dukej si një gënjeshtër apo shaka e një prillit sepse gjithëkush do të mendonte që është e pamundur.

Pra gjithçka është e vërtetë, programatorët e Magic Lantern kanë arritur të bëjnë të pamundurën duke vendosur sistemin operativ Linux në aparatet reflex canon. Në fakt aparatet ku linux funksionon janë pikërisht ata që kanë në përdorim Magic Lantern në brendësi të tyre. ose e thënë ndryshe, punon në këto aparate: Canon 60D, 600D, 7D, 5D Mark II dhe 5D Mark III.

Kanë arritur të bëjnë këtë “hack” falë zbulimit se si mund të hynin në “bootloader”(programi që ndez aparatin), në mënyrë që të mundeshin të përdornin funksionet e ekranit.

Pasi kanë mundur ta hyjnë në funksionet e ekranit kanë ngarkuar sistemin Linux, versionin e fundit që është 3.19. dhe kanë arritur ti përdorin aparatet si PC.

Me këtë zbulim shumë prodhues aparatesh do të nxjerrin më tepër funksione për aparatet duke përdorur sisteme operative te kompletuara brenda tyre.

Ndoshta shumë nga ju nuk e dinë se ç’është Magic Lantern. Jua tregojmë në vijim bashkë me videon që tregon sistemin Linux në aparat.

Shpërndajeni në një nga rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do ju shfaqet vazhdimi i artikullit

 

[sociallocker]

 

…gjithashtu programatorët e Magic Lantern kanë në progres punën për ta përshtatur edhe Canon EOS 70D me këtë zbulim.

çfarë është Magic Lantern?

Magic Lantern është një software(program) shtesë që funksionon nga një skedë memorie SD/CF dhe i shton opsione aparateve Canon EOS që nuk i kishin nga fabrika këto funksione.

 Nëse ju pëlqeu ky artikull, shpërndajeni me miqtë tuaj dhe mos harroni të na vizitoni shpesh për të lexuar artikuj edhe më interesantë.

[/sociallocker]

Related articles

  • 5 sjellje që do t’ju bëjnë fotograf profesionist!

    Artikullin e sotëm më tepër se teknikë do ti quaja sjellje të mirëfillta që ndihmojnë për t’u bërë fotograf profesionist…Sepse në fotografi nuk mjafton të dish vetëm rregullat dhe ti zbatosh një për një por ndonjëherë  ose shpeshherë ndihmon dhe morali dhe sjellja me të cilët bëhet puna e fotografit. 1. Ju e njihni aparatin […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi