Artikujte rinj

Artisti i merituar Fadil Hasa sot feston 75 vjetorin e lindjes!!!

Artisti i merituar Fadil Hasa sot feston 75 vjetorin e lindjes!!!

Nje urim per te madhin e humorit aktorin Fadil Hasa i cili feston ditelindjen sot. Fadil Hasa (1940-). Aktor i humorit. Lindi ne Kruje, me 8 prill. Kreu gjimnazin “29 Nentori” ne Shkoder. U aktivizua dhe u be i njohur si aktor, me te dhena te shprehura ndaj teatrit te varietese qysh me grupin e Estrades Amatore te Portit te Durresit (1963-1970). Per pasoje ne vitin 1970 u thirr si aktor profesionist ne Estraden e Durresit*, ku punoi deri sa doli ne pension, me 1993. Ka luajtur shume role ne komedi me nje akt, skece, parody e pantomime, dialoge dhe forma te tjera te shkurtra te estrades. U bene te njohura per publikun e gjere interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek Or ti i keshillit, Hamdiu te Mysafiri i paftuar, Qyli (monolog) etj.

F. Hasa ka luajtur edhe ne disa filma, si: Zevendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjeter (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005). E vecanta e tij eshte loja me “seriozitetin” e shitur te personazheve, duke nxjerre ne pah qe andej budallallekun, naivitetin, dobesi e mangesi te caktuara karakteri, fale shume befasimeve te kendshme humoristike, qe ai perdor, si dhe ndjenjes se larte te ritmit apo perdorimit te frytshem te kontrapunkteve.

Ka nje veprim dinamik ne skene, eshte spontan dhe i shpenguar, me nje pershtatje te mire aktoriale ne perjetimin e situatave ku gjenden personazhet. Rendom, me karakterizime te imeta e me shije ne menyren e te folurit, ne gjeste e mimike, ai ka ravijezuar tipa te shumte nga shtresat popullore, bujq, punetore krahu, familjare, prinder, here te mencur e here te trashe, here te ngathet e here te shkathet, por duke e ruajtur ngahere sensin e mases.Kjo eshte shfaqur si nje cilesi e vyer e aktrimit te tij ne aplikimin sa me te dobishem te formave sarkastike, te farses, te burleskes, te ekzagjerimeve, te karikaturizmit, deri te “budallaepsjes” se qellimte te sjelljes se personazhit etj. Mban titullin Artist i merituar.

nga Aktoret Shqiptare

Ne vijim keni dy video me humore ne te cilet luan Fadil Hasa

 

 

Related articles

  • Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur te humorit Zef Deda

    Zef Deda (1950-). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 27 korrik. Ka mbaruar Teknikumin e Ndertimit. Qysh 16 vjec u aktivizua ne estraden e hidrocentralit te Vahut te Dejes drejtuar nga Gjosho Vasia*. Ne vitin 1973, filloi pune si aktor profesionist ne Estraden e Shkodres, ku vijon te punoje edhe sot. Z. Deda eshte vleresuar me […]

  • Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega

    Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega Humoristi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij. Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!