A ju kujtohet ajo kohe? – Shume shpejt mund te kthehet por çdonjeri duhet te jape kontributin e vet!

lojra_femijerie_ecaty_com

Me beri pershtypje shkrimi qe kam vendosur ne thonjeza pasi tregon shume gjera te verteta qe kemi perjetuar dhe qe po perjetojme ne ditet e sotme. Behet fjale per kohen qe ka ndryshuar, sjellja njerezore ka ndryshuar dhe po ndryshon me ritme te shpejta dhe per fat te keq jo per mire.

Teknologjia ka perparuar aq shume sa po mposht qenien njerezore, po e mjeron aq shume sa njerezit nuk sillen me si njerez por si “kafshe”, e vura ne thonjza fjalen kafshe sepse keto te fundit te pakten sillen ne menyre korrekte. Por njerezit jane bere aq te pandjeshem e pa ndjenja, pa shpirt, pa vlera.

Bota virtuale po zevendeson njerezit, dhe nuk ka me tregime, gojedhena, dhe histori te treguara e te trasheguara brez pas brezi. Sot jetohet vetem per momentin por nga ana tjeter edhe momenti nuk “jetohet”

[image src=”http://www.ecaty.com/wp-content/uploads/2015/04/tomka_dhe_shoket_e_tij_lojra.jpg” shape=”img-circle”] Nuk ekziston me sinqeriteti, nuk ekziston me respekti. Te vegjlit humbin kohen me lojra shkaterruese, qe i prishin te ardhmen, i lene pa endrra, i bejne te dhunshem dhe humbin kuptimin e jetes.

Duke pare filmat e vjeter artistik Shqiptare çdokush mund te shohe veten ne lojrat e femijerise qe mbushnin plot gjalleri jo vetem femijet por te gjithe shoqerine. Por nje dite ndoshta do te vije perseri ajo kohe. Koha e vlerave, e defrimit te shendetshem, e sinqeritetit dhe respektit per individin dhe jo vetem per parane. Sepse paraja shkon e vjen por vlerat percillen ne shoqeri dhe i japin me teper vlere kesaj te fundit. Qe ajo kohe te kthehet te rigjalleroje jeten sociale, duhet qe secili nga ne te percjelle vlera ne shoqerine ku jetojme, respektin per te voglin e per te madhin, sinqeritetin me veten dhe shoqerine. Gjithashtu edhe nje tjeter shkrim me terhoqi vemendjen, dhe trajton te njejten teme. femijet e “burgosur” – raca njerezore po dobesohet

Kishte lezet ajo kohe kur gjithe ishim pa facebook, kur dilnim te lagjia me shoket/shoqet e aty luanin gjithe bashke deri vone e prindrit e shkrete me zor na futshin brenda n’shpi.
Iku ajo kohe kur 1 vajze e gjuanim live e jo kshu ne menyre virtuale qe Zoti e di ca te del kur te hap fotot! Ishte koha qe cdo gje kishte lezetin e vet, njerzit ishin me origjinal.
Por erdhi koha qe tashi nga facebook bejne te zgjuarin/en e kur i tako nga afer s’din t’lidhin 2 muhabete po presin qe te flasesh vete.
Erdhi kjo kohe e ndyre qe bejne trimin n’fb me 1 add te rreme, erdhi kjo kohe qe i vidhen fotot e 1 goce qe ajo mund t’jete motra ose kusherira e secilit nga ne dhe eshte ky brez i dhjere qe i bene kto gjera se me teper nuk mund bejne ne jete e aq kan mundesi!
Erdhi kjo kohe ku fjala ‘mfal’ perdoret shume rradhe e mendjemadhsia ze vendin e pare.
Ishte koha kur degjonim kenget e vjetra duke incizuar kasetat me kenget e mrekullueshme si: 2pac, nana, bob marley ,3 doors down, metallica, bon jovi, laura fabian etj..
Tashi erdhi kjo fucking kohe qe kenget nuk e kane 1 kuptim vetem rrapa-tupa kot pa lidhje e qe po ti shash justin bieber, otr, tba i duket si me i pa sha robt e shpise. Me pak fjale e pa u zgjat jemi n’kohen me vk qe ka egzistuar naj here. Eshte koha me vk qe e gjithe kjo liri i degjeneroj njerzit, qe nuk po njohin as bab as nënë, as moter as vlla se per shoqeri as qe behet fjale zgjohen me iden: “Mirmegjesi interesi, ishalla po me ec bisnezi.”

Shefqet Ferra.

Lini një Përgjigje