Artikujte rinj

Si te perdorni ISO-n e aparatit per te fotografuar subjekte te ndryshme

Si te perdorni ISO-n  e aparatit per te fotografuar subjekte te ndryshme

Eshte nje sfide te besh foto te bukura pa kuptuar me pare perdorimin ISO te aparatit tuaj, si punon dhe çfare ben. ISO eshte nje prej tre pikave kyçe te fotografise(dy te tjerat jane Hapja e diafragmes dhe Shpejtesia e shkrepjes. Prandaj çdo fotograf duhet ta kuptoje ate per te nxjerre maksimumin nga aparati i tij.

Perpara se te fillojme dua tju tregoj se çfare eshte ISO.Ne menyre qe te keni idete e qarta kur fotografoni.

 çfare eshte ISO?

Me pak fjale, ISO eshte niveli i ndjeshmerise se aparatit tuaj ndaj drites.Sa me i vogel te jete numri ISO, aq me pak e ndjeshme eshte  aparati ndaj drites, ndersa me nje ISO te larte rrit ndjeshmerine e aparatit. Komponenti i aparatit qe interpreton dhe ndryshon kete ndjeshmeri, quhet sensor. Ky i fundit eshte komponenti me i rendesishem dhe me i shtrenjti i aparatit. Sensori kap driten dhe krijon imazhin.Me ISO te larte mund te beni foto edhe ne ambjente shume pak te ndricuara pa perdorur blicin.Por kjo ndjeshmeri e larte, e thene ndryshe ISO e larte ka nje te keqe, sepse i shton imazhit “miza” ose grimca qe jane te ngjashme me reren e plazhit.

Sekuenca ISO eshte: 100, 200, 400, 800, 1600, 3200, 6400 etj. Gjeja e rendesishme qe duhet te dini eshte se çdo shkalle nga keto ISO dyfishon ndjeshmerine e aparatit.Pra ISO 1600 eshte 16 here me e ndjeshme se nje ISO 100

Shpejtesia ISO shembull:
ISO 100 – 1 sekond
ISO 200 – 1/2 e sekondit
ISO 400 – 1/4 e sekondit
ISO 800 – 1/8 e sekondit
ISO 1600 – 1/16 e sekondit
ISO 3200 – 1/32 e sekondit

duke bere llogarite pra, nese juve ju duhet 1 sekond per te fotografuar nje skene me ISO 100 juve mund te kapni te njejten skene duke perdorur duke nderruar ISO-n ne 800 dhe mund ta kapni po ate skene me 1/8 e sekondit ose e thene ndryshe ne 125 milisekonda. Pra 8 here me shpejt. Qe do te thote ne fjale te tjera qe duke rritur numrin ISO ju mund te kapni nje skene qe eshte me e shpejte.

Duke bere nje krahasim per cilesine:

iso_avullosje_ecaty_com iso_clear_ecaty_com_copyright_ristyle_photography

Nese do te ishte nje skene e qete pa levizje do te ishte mire te perdorej e para pra ISO 100 dhe ne kete rast do te keni foto me cilesore.Por nese keni nje skene me shume levizje atehere do ju duhet te ngrini numrin ISO dhe sensori kap me shpejt imazhin dhe keshtu qe mund te fotografoni nje aksion. Ne kete rastin e dyte, duhet thene qe cilesia e imazhit do te jete me e ulet dhe ne varesi te sensorit qe ka aparati juaj, mund te kete edhe grimca “rere” qe shqetesojne imazhin. Nese marrim parasysh fotografimin e nje skene aksion te fotografuar me ISO te ulet (ISO 100) do te kishim me teper cilesi ne pixel por imazhi do te krijonte efektin avullojsje ose do te ngjante sikur detajet i keni prishur me gome.

Tani si perfundim jua le juve zgjedhjen, per nje foto te bukur, te vendosni midis grimcave te reres apo prishjes se detajeve me “gome”.

 

Related articles

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • 10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

    Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të  atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të […]

  • Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?

    Shumë diskutime lindin mbi këtë temë dhe ndonjëherë në mënyrë të gabuar cilësojnë se e vogla është më e mirë se e madhja apo e kundërta. Le ta themi pa shumë retorika se të dyja rastet janë të vërteta ose të gabuara(varet nga këndvështrimi). Lindja e diskutimeve është një e mirë se vë në provë […]

1 Comment

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!