Artikujte rinj

Meqë ra fjala po vjen vera dhe meqë ra fjala po fillon dhe sezoni i dasmave, ja si të silleni me dinjitet!

Meqë ra fjala po vjen vera dhe meqë ra fjala po fillon dhe sezoni i dasmave, ja si të silleni me dinjitet!

Vera po afron dhe bashkë me të edhe sezoni i dasmave në Shqipëri.

Dasma është eventi më tipik për Shqiptarët sepse në të bëjnë qef e dëfrehen të vegjël e të mëdhenj, të njohur e të panjohur(ku ndoshta lindin edhe fejesat), ku mblidhet Veriu me Jugun, Lindja me Perëndimin, emigrantët me vendasit, etj etj. Pra dasma është ngjarja më e rëndësishme për gjithë Shqiptarët.

Deri tani folëm në mënyrë përgjithësuese, por të flasim konkretisht për ata që organizojnë dasmën. Ata planifikojnë që dasma e tyre të dalë si në përralla dhe për ta dëshmuar që ka qenë me të vërtetë kështu ata zgjedhin kameramanë e fotografë profesionistë në mënyrë që ky event i madh, i organizuar kaq bukur të përcillet sa më bukur në video dhe foto dhe në një të nesërme kur çifti të shohë dasmën të mbetet i madhëngjyer nga ajo çfarë sheh, nga mënyra e organizimit, nga rregulli që ka mbizotëruar, nga koordinimi perfekt i çdo dasmori për ta bërë dasmën sa më bukur…ooops prit prit pak se ndoshta po ëndërroni shumë 😛 !

Ndoshta gjithë këto gjëra të përmendura më lart do ti jepnin klas dasmës dhe do ta bënin të dukej si dasma magjike që kishit ëndërruar, por si gjithmonë jo gjithçka shkon ashtu si duhet, si ishte planifikuar, dhe flasim konkretisht për “videon mbresëlënëse” që nuk të lënë ta bësh me mbresa thonë si fotografët dhe kameramanët.

wedding_ju_lutem_fikni_smartphonet_ne_ceremoni

Pse do thoni ju?!

Po ja me teknologjinë e përhapur anembanë globit, sot gjithkush ka të paktën një celular që bën fotografi apo video, të ashtuquajturit “smartphone” . Ja pra ku hyn në rol protagonist dhe teknologjia e tepërt që pikërisht pse është e tepërt e tepron tepër 😉  Ky fenomen ndoshta do të çuditeni, por nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por është e këshillueshme që mos të bëhet, sepse i humbet lezetin dasmës.

Sapo fillon dasma shikon gjysmën e dasmës me smartphone nëpër duar dhe kur arrijnë momentet kyçe (hyn çifti në banket, vallja hapjes,vallja nuses, dhëndrit, prerja e tortës), atëherë nuk sheh më vetëm gjysmën por dyfishin(sepse nxjerrin dhe smartphonët rezervë),

Krijohet një dritë vezulluese që mund të krahasohet me eklispin e diellit,ose turma e ngritur në këmbë me smartphone nëpër duar, mund të krahasohet me një miting të pozitës e opozitës të mbledhur së bashku.

Vjen puna te kameramani dhe fotografi që kërkojnë me sa munden ti shmagin këto keqorganizime por nëse pastaj është e gjithë salla që nuk i përmbahet asnjë rregulli, atëherë as fotografi as kameramani nuk kanë çfarë të shmangin.

Duke iu drejtuar organizzatorëve të dasmës(çiftit apo familjes) : caktoni dikë që dasma të ketë rregull, jo vetëm për kërcimin por edhe figurativ.

Duke iu dretuar të ftuarve në dasëm:(dasmorëve): Mundohuni që krijoni diçka të bukur për të dhënë shembull, dhe silluni shembullorë(nuk nënkuptohet që të rrini pa lëvizur por të silleni me dinjitet), kështu do të mbesni më bukur në kujtimet e të afërmve tuaj që organizojnë dasmën dhe ndoshta një ditë do ta shihni me shumë kënaqësi një prodhim dinjitoz video-foto të krijuar falë sjelljes dinjitoze të çdonjërit nga ju dasmorë. Gjithashtu nëse dëshironi të bëni një video apo foto nuses me gjithë dhëndrin shkoni tek ta dhe bëni një foto bashkë, dhe mos çoni fëmijët në mes të banketit me smartphone, por i thoni atyre të shkojnë për të duartrokitur, kështu ata do të ndihen më mirë pasi do ta ndjejnë live atë gëzim dhe nuk do ta shohin si një event që e kanë parë nga celulari.

Dasma është bërë për të bërë qef dhe për të kërcyer, edheeee për të  ngrënë pra nëse bëni këto gjëra do tja kaloni bukur fare dhe do ta ndjeni gëzimin e dasmës.

Për filmime e foto mendojnë zanatçinjtë që do tju nxjerrin edhe më bukur nëse silleni siç është përmendur më lart.

Duke e mbyllur ju sugjeroj të bëni qef në dasma, se duke bërë qef dilni më bukur dhe mos bëni si këta në videon më poshtë, por bëhuni pjesmarrës në gëzim duke duartrokitur, buzëqeshur dhe duke u dëfryer.

 

Related articles

  • dji osmo – përsosshmëria në realizmin e videoklipeve mbërriti!

    çdo kameraman do ta dëshironte, çdo klient i kameramanit do ta dëshironte përdorimin e kësaj teknologjie, kur ajo që realizohet me të nuk ka krahasime sepse është thjesht përsosshmëria e teknologjisë e vënë në dispozicion të kameramanit për të realizuar klipe të shkëlqyera. E pra bëhet fjalë për prodhimin më të fundit të kompanisë DJI […]

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • Panairi i marteses – çifti i lumtur ne expoalbania

    Ne datat 16-19 Prill ju ftojme ne te parin Panair te Martesave dhe Eventeve! Kemi bashkuar profesionistet e fushes per t’ju ofruar gjithcka per ditet tuaja te shenuara. Veshjet e mbremjeve, fustanet e nuserise, qendrat e bukurise dhe te stilimit, argjendari dhe aksesore te ndryshem, restorantet dhe lokalet e festave, kateringu, tortat dhe embelsirat, pijet […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi