Artikujte rinj

Phase One iXU 180 80-Megapixel Camera e përshtatshme për Drone

Phase One iXU 180 80-Megapixel Camera e përshtatshme për Drone

Kompania industriale Phase One ka bërë të mundur krijimin e nje video kamere prej 80 megapixel. Një kamer e vogël e përshtatshme ose më mirë le të themi e projektuar posaçërisht për përdorim me drone. 

Kjo kamer quhet Phase One iXU 180 dhe synon tregun e dronëve, një sektor që po përparon me sukses të madh në çdo cep të botës.Kompania Phase One  duket se po sfidon sensorët CMOS duke përdorur për iXu 180 një sensor më të madh CCD me përmasa

 53.7 x 40.4 i cili ka një përqëndrim pixel-ash: 10,328 x 7,760 pixels me 5.2 microns për pixel. Gjithashtu ka një ndjeshmëri ISO që varion nga  35 – 800. dhe një shpejtësi shkrepjeje prej 1/1600 sec gjithashtu dhe një mundësi e mirë është dhe sinkronizimi i shkrepjeve që mund të përdoret në rast se keni një projekt me shumë kamera të tilla.

Përmasat 97.4 x 93 x 110 mm (3.8 x 3.7 x 4.3 in), me 925 g (2 lb)
iXU 180 drone camera mund të shkrepë imazhe në formatet RAW, JPEG dhe TIFF të cilat krijohen në kartën CompactFlash media card, që përdoret në këtë kamer.

Ka të integruar GPS dhe porta komunikimi me USB 3.0. Përdorimi i saj është i pranueshëm në kushtë atmosferike që variojnë nga   -10 në 40° C (14 – 104° F) dhe me 80% lagështi ajri.

Phase One Industrial thotë se çmimi i kësaj kamere është reth US$60,000 vetëm trupi(body) (lentet duhet ti bleni veç), me lente që mund ti ndërroni kjo kamer mund ti përshtatet projekteve të ndryshme që mund tju vijnë në mendje dhe në fjalë të tjera nëse ju bie droni shumë para do të fluturojnë larg jush.

Duke parë çmimin, ndoshta nuk është një kamer që ja vlen ta blesh, por ata që kanë projekte të rëndësishme, arrijnë ti nxjerrin edhe vetëm për një projekt paratë e shpenzuara për të

Nëse do të flisnim pra për cilësinë, duhet të themi që cilësia paguhet!

[button style=”btn-default btn-lg” icon=”glyphicon glyphicon-hand-right” align=”left” iconcolor=”#dd3333″ type=”link” target=”true” title=”Faqja e Produktit” link=”http://industrial.phaseone.com/iXU_camera_system.aspx”]: iXU 180

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi