Kap momentin – teknika fotografimi

teknika_fotografimi_kap_momentin_ecaty_com

Mirësevini në takimin tonë të përjavshëm çdo të martë me teknika të reja fotografimi për t’ju treguar sekretet që përdorin profesionistët në shkrepjet e tyre ose çfarë bënin ata përpara se të bëheshin të tillë. Këshilla dhe sugjerime që mund t’ju vijnë në ndihmë për të përmirësuar teknikën tuaj të fotografimit.

Këtë javë këshillat që mund t’ju japim janë dy:

shperndajeni artikullin ne nje nga rrjetet sociale te treguara me poshte dhe menjehere do tju hapet vazhdimi i artikullit

 

[sociallocker]

Jini të shpejtë dhe bëni shumë shkrepje

Nëse mendoni se subjekti që duhet të fotografoni është shumë i paqëndrueshëm, mund të lëvizë, të fluturojë tej, të ndalojë së buzëqeshuri, ose të lodhet duke pritur që ju ti bëni fotografinë, atëherë bëhuni të shkathët!

Shkrepni disa foto pa pozuar, ashtu shpejt e shpejt(ndoshta mund të jenë fotot më të bukura që i keni bërë),dhe pasi të keni shkrepur disa foto dhe keni gjithsesi diçka në arkiv, atëherë filloni të bëni shkrepje që kërkojnë më tepër kohë.

E rëndësishme është që ti keni idetë e qarta se çfarë,ku dhe si duhet të fotografoni. Sa më të shpejtë të jeni aq më të përgatitur do të bëheni(në disa raste) sepse fotografimi ka shumë metoda dhe disa nga këto mund të duan shumë kohë për të bërë qoftë edhe një shkrepje të vetme.

Gjithsesi në shumicën e rasteve para dhe t’ju ikë momenti, përgatituni ta kapni atë!

Kjo e sotmja ishte më tepër një teknikë veprimi që është po aq e rëndësishme, ose ndoshta edhe më shumë e rëndësishme se ndonjë teknikë përdorimi.

Nëse artikulli ju pëlqeu ju ftojmë ta shpërndani me miqtë tuaj sepse dija është e vetmja gjë që shumohet nëse shpërndahet dhe ndoshta nesër miku mund të shpërndajë diçka interesante me ju!

Na ndiqni herë pas here sepse artikuj të ndryshëm i shtohen faqes sonë dita ditës.

[/sociallocker]

 

 

 

Lini një Përgjigje