Artikujte rinj

Shqipëri 2 – 1 Armeni në Stadiumin Shqiptar Elbasan Arena – fitore për Shqipërinë

Shqipëri 2 – 1 Armeni në Stadiumin Shqiptar Elbasan Arena – fitore për Shqipërinë

Ndeshja duket se ka nisur keq për kombetaren tonë pasi në minutën e katërt, Movsisyan çon Armeninë në avantazh 1-0 dhe këtë avantazh e kanë mbajtur gjatë, deri në minutën e 77 por ky avantazh ka qenë vetëm si gol pasi kombëtarja jonë nuk e ka lënë të marrë frymë kundërshtarin. Por jo gjithmonë ajo që nis keq, përfundon ashtu…

Kombëtarja duket se këtë herë ka dashur të përdorë taktikën e Rocky Balboa-s që e lë kundërshtarin deri sa lodhet për ti dhënë më pas goditjen finale. Ose më mirë le të themi si Shqiponja që pasi studion prenë i sulet e vendosur.

Kështu kanë bërë edhe djemtë e Kombëtares sonë, e kanë lënë Armeninë ta gënjejë mendja se do te fitonte deri në minutën e 77 momenti kur Mavraj vendosi ti tregonte mysafirëve se festa për ta mbaroi dhe na takonte ne te festonim, duke shënuar golin e parë kombtarja i tregoi edhe tifozëve kuq e zi se shumë shpejt do të gëzohen edhe më shumë, dhe këtë e vërtetoi fakti, kur Gashi në minutën e 81 shënoi golin e dytë duke i dhënë gëzim gjithë Shqipërisë.

Tifozët kuqezi nga çdo qytet i Shqipërisë kanë dalë për të festuar fitoren e kombëtares dhe të gjithë ndjehemi krenar për këtë lojë të shkëlqyer që bëri kombtarja sonte.

Edhe këtë radhë Shqipet e bënë mirë detyrën e tyre!

Ndeshja e radhës për kombtaren është me Danimarkën më 4 Shtator të këtij viti dhe Shqipëria luan në trasfertë.

 

 

shqiperi_armeni_foto_alket_islami_ecaty_com

foto Alket Islami

Golat ne ndeshjen Shqiperi – Armeni – video top-channel Albania

 

 

Related articles

  • Shqiperi – Gjermani me 7 maj ka filluar shitja e biletave!

    Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Gjermani All Stars, e cila do te zhvillohet ne Elbasan Arena, me date 07 Maj 2015, ora 18.00. Pikat e shitjes se biletave per kete event do te jene prane biletarise se stadiumit […]

  • Teknika fotografimi – Koha e shkrepjes!

    Jemi pra në takimin e radhës këtu në ecaty.com me teknika fotografimi që ju servirim çdo të martë, aspektet teknike që do t’ju ndihmojnë të fotografoni si profesionistë të vërtetë.Na ndiqni shpesh dhe do të zbuloni artikuj gjithnjë e më interesantë dhe më interesant është dhe fakti që i keni të gjitha në shqip…. Një […]

  • Gezuar 1 prillin :) Recete gatimi peshk ne furre

    Meqenese ne gjithe boten 1 prilli ka per protagonist peshkun, ndersa ne Shqiperi njihet si dita e genjeshtres, por si koncept eshte po i njejti dmth qe duhet te genjeni. Por siç e thame sot peshku eshte protagonist dhe keshtu qe ju servirim kete recete per te gatuar peshkun per te qendruar ne teme me […]

Leave a Reply