Artikujte rinj

Jeremy Clarkson nuk do të drejtojë më emisionin top gear të BBC-së

Jeremy Clarkson nuk do të drejtojë më emisionin top gear të BBC-së

Duket se prezentatori i talentuar i top gear (show televiziv më i njohur në mbarë botën), nuk do të jetë më në drejtimin e këtij spektakli televiziv shumë të preferuar për admiruesit e makinave. Në këtë show bëhen prova me makina të ndryshme, me pilotë të ndryshëm, me makina të mira dhe me makina që janë për tu hedhur, me super makina por edhe me makina familjare, makina historike por edhe makina me fjalën më të fundit të teknologjisë.

Ky show televiziv nuk do të këtë më si prezentator Jeremy Clarkson.

Duket se Clarkson ka goditur me grusht kolegun e tij Oisin Tymon, për motive banale(thuhet se nuk i kishte bërë gati një vakt të ngohtë kur është kthyer në hotel pas një ditë të gjatë pune

Top-Gear

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tony Hall, ka deklaruar para mediave që ky televizion nuk do të rinovojë kontratën pëJeremy Clarkson, drejtues historik televiziv i programit Top Gear, për shkak të një sherri me njërin prej kolegëve 4 marsin e kaluar ndërsa po rregjistronin programin e radhës në  North Yorkshire. “Me keqardhje të madhe njoftojmë se nuk do ti rinovohet kontrata”, që i skadon në fund të muajit, lexohet në deklaratën për shtyp të Hall. Nuk e mora lehtë këtë vendim por pasi e shqyrtova mirë me dy protagonistët e sherrit që ka ndodhur.

Nuk mund të veprojmë ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin duke u bazuar te rëndësia e personazhit, rregullat janë për të gjithë njëlloj dhe Clarkson “kaloi limitin”

BBC-ja shpjegon me tre pika këtë vendim.

  1. BBC-ja eshte nje kompani e hapur per publikun dhe per kete, brenda saj duhet te kete disa standarte baze si miresjellje dhe respekt. Asnjeri nuk duhet te ndihet superior ne baze te pozicioneve qe kane por te sillen te barabarte ne çdo kontekst social.
  2. Kjo ndodhi ishte e rende per te gjithe ata qe u pane te perfshire por ne menyre te veçante per Oisin Tymon qe eshte shoqeruar ne ndihmen e shpejte ne spital duke mos pasur asnje faj per faktin qe ndodhi.
  3. Asnjeri nga ne nuk donte te merrte kete vendim per te ndikuar negativisht ne karrieren e Clarkson, perkundrazi i jemi mirenjohes per gjithçka ka bere per BBC-ne dhe konkretisht per top-gear. E vleresojme shume kontributin qe ka dhene dhe jemi te sigurte qe do te vazhdoje te argetoje shume spektatore te tjere ne te ardhmen.

 

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Mars 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi