Artikujte rinj

Fast&Furious 7 se shpejti ne sallat kinematografike.

Fast&Furious 7 se shpejti ne sallat kinematografike.

Filmi aksion me i pelqyer nga te rinjte ne mbare boten, Fast&Furious 7 pritet te debutoje ne kinemate e mbare botes ne fillim te prillit te ketij viti. Perkatesisht ne kinemate amerikane do te shfaqet duke filluar nga data 03-04-2015 gjithashtu nga kjo date do te keni mundesi ta shihni edhe ne kinema millenium ne tirane.

Filmimet kishin filluar ne shtator te vitit 2013 por pas vdekjes aksidentale te njerit prej aktoreve protagoniste, Paul Walker ne nentor te atij viti, xhirimet u nderprene per te rifilluar me pas ne prill te vitit 2014. Kjo premiere e ketij filmi pritet te jete dhe nje homazh i aktorit te ndare nga jeta Paul Walker. Per te bere te mundur qe skenat qe duhet te xhironte ai te mbeteshin, kane marre pjese dy vellezerit e tij Cody dhe Caleb qe kane xhiruar skenat dhe ne postproduksion do te vendoset zeri i Paul Walker.

Ne Itali filmi do ti paraprije me dy dite dates se lartpermendur, pra do te shfaqet me 1 prill.

Nderkohe qe Vin Diesel ka vendosur ne instagram(http://goo.gl/lo1oOI) nje foto ku shkruan:

“Kemi bere shume rruge.
I bekuar, mirenjohes dhe i perulur.”
  Fotoja qe tregon nje Boeing 777 dedikuar #Fast7Film qe per muajt ne vijim do te udhetoje ndermjet  Abu Dhabi – Los Angeles! #FF7

Po ju i keni prere biletat?

Leave a Reply