Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare

Tollume_receta_gatimi_shqiptare_ecaty_com

Tullumba është një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë.Mësoni si ti gatuani duke ndjekur receten e gatimit dhe përbërësit që nevojiten për këtë ëmbësirë tradizionale 

Tollumba - Embelsire Receta Shqiptare
Serves 12
Write a review
Print
Total Time
1 hr 50 min
Total Time
1 hr 50 min
Përbërësit per Tullumba
  1. - 9 filxhanë kafeje ujë
  2. – 1 filxhan kafeje vaj
  3. – një majë thike kripë
  4. – 7 filxhanë kafeje miell
  5. – 3 filxhanë kafeje niseshte
  6. – 1 pako pluhur paste
  7. – 6 kokrra vezë
  8. – 1 litër vaj
Për shërbetin
  1. – 1 e ½ kg sheqer
  2. – 7 e ½ lt ujë
  3. – lëngu i 1 limoni
  4. – 1 pako sheqer vanileje
  5. – shërbeti duhet të vlojë për 7 min
Për të gatuar tullumba veprojmë në këtë mënyrë
Pergatitja
  1. Ziejmë ujin dhe hedhim në të një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largojmë më pas ujin nga zjarri. Hedhim miellin e përzier me niseshten dhe pluhurin e pastës. E përziejmë mirë dhe sërish e vendosim në zjarr që të skuqet derisa të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, hedhim vezët një nga një duke e përzier mirë me mikser, derisa të fitohet një brum i njëllojtë. Nxehim 1 litër vaj në një tenxhere. Me brumin e përgatitur mbushim kaushin special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxjerrim tullumbat drejtë e në vajin e nxehtë. I hedhim pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm dhe i skuqim nga të gjitha anët derisa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulim pak zjarrin. Heqim nga vaji me lugë të shpuar dhe i fusim drejt e në shërbet të ftohur. Derisa të skuqim të dytat, të parat i lëmë të qëndrojnë në shërbet, pastaj i largojmë nga shërbeti, dhe i palosim në një enë të thellë, e kështu veprojmë derisa të harxhohet i tërë brumi. Shërbetin që mbetet e hedhim mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në shërbet. I shërbejmë me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj.
ECATY http://www.ecaty.com/

Lini një Përgjigje