Artikujte rinj

5 teknika fotografimi që do t’ju bëjnë fotograf profesionist!

5 teknika fotografimi që do t’ju bëjnë fotograf profesionist!

Nëse ju pëlqeu javën e kaluar artikulli “3 rregulla që fotografët profesionistë përdorin në shkrepjet e tyre!” , këtë javë ju servirim një tjetër artikull po aq interesant që do të përmirësojë ndjeshëm teknikën tuaj të fotografimit.

  • teknika 1

– Përdorni një sfond të përshtatshëm

perdorni_sfond_te_pershtatshem_teknika_fotografimi_ecaty_com perdorni_sfond_te_pershtatshem_teknika_fotografimi_ecaty_com2Një sfond i përshtatshëm do të thotë ta fotografoni subjektin në mënyrë që sfondi prapa tij mos ta shpërqëndrojë shikuesin por ti japë pah subjektit. Kjo teknikë përdoret kryesisht kur duhet të fotografoni portrete dhe sfondi përdoret vetëm për të “ngjyrosur” skenën prapa. Anashkaloni përdorimin e një sfondi me objekte të ndryshme që mund të tërheqë vëmendjen e shikuesit.

 

  • teknika 2

– Përdorni flash-in edhe kur fotografoni jashtë

perdorni_blicin_jashte_ecaty_com2

perdorni_blicin_jashte_ecaty_com

Drita e diellit mund të krijojë hije të ndryshme në fytyrën e subjektit tuaj duke bërë që foto të dalë jo dhe aq e detajuar dhe rrjedhimisht jo ashtu si do kishit dëshiruar. Për të eliminuar këto hije nga fytyra e subjektit, mjafton të përdorni blicin e aparatit tuaj edhe kur jeni jashtë.

Blicin mund ta përdorni jo vetëm kur dita është me diell por edhe kur është koha e vrenjtur, por në këtë rastin e dytë verifikoni më parë nëse vetë ambienti ju ofron një dritë të mjaftueshme(në këtë rast mund të mos e përdorni blicin)
 
qe te lexoni 3 teknikat e tjera shperndani kete artikuj me miqte tuaj ne rrjetet sociale dhe vazhdimi i artikullit do te hapet sapo ta shperndani
 
[sociallocker]
  • teknika 3 

– Mos kini frikë të bëni foto nga shumë afër(jo nuk dalin keq)
fotografoni_nga_afer_nuk_del_keq_ecaty_com2fotografoni_nga_afer_nuk_del_keq_ecaty_com2Nëse subjekti juaj është më i vogël se një makinë, afrohuni një hap ose dy më tepër se zakonisht dhe përdorni afrimin(zoom) për ta pasur më afër subjektin. Ajo që duhet të bëni, është, të mbushni kuadratin e fotografimit me subjektin që po fotografoni. Duke fotografuar afër mund të nxirrni në pah tipare të veçanta që subjekti mund të ketë(p.sh qesh bukur, është serioz etj)

Por mos ekzagjeroni duke u afruar sepse fotot mund t’ju dalin të mjegullosura. Zakonisht distanca minimale për të fokusuar e aparateve fillon nga 60-70cm(ne raste të veçanta edhe më afër nëse keni një lente të përshtatshme).

  • teknika 4

– Mos e vendosni subjektin gjithmonë në qendër
jo_gjithmone_ne_qender_ecaty_com_teknika_fotografie jo_gjithmone_ne_qender_ecaty_com_teknika_fotografie_majtas_djathtasQendra e skenës është vendi më i përshtatshëm për një performues që do të tregojë talentin e tij. Gjithsesi në shumë raste, qendra e fotos suaj nuk është vendi më i mirë për subjektin që duhet të fotografoni. Jepi jetë fotos tënde duke e vendosur subjektin pak më anash nga qendra, majtas apo djathtas atë e vendosni në bazë të ambjentimit të peisazhit ku jeni duke fotografuar. Duhet të bindeni se një foto me subjektin në periferi të imazhit, del me bukur, i jep tingull kompozimit tuaj fotografik dhe e bën foton e shkrepur mrekullinë e një çasti të jetës.
Do të të duhet të bllokosh fokusin, nëse përdorni fokusin automatik mund të keni si rezultat një fotografi komplet ndryshe nga ajo që kishit menduar sepse shumë aparate e kanë fokusimin automatik në qendër.
 
  • teknika 5

– Mësoni mirë distancat e blicit
distancat_e_blicit_ecaty_com_me_flash distancat_e_blicit_ecaty_com_pa_flashTë mësoni distancat e blicit nuk është as e lehtë por as edhe e vështirë. Duhet të dini që me rregullime të ndryshme i njëjti blic nga e njëjta distancë me të njëjtën skenë mund t’ju realizojë foto të ndryshme. Pra për ta mësuar në pesosshmëri rregullimet e blicit për distanca të ndryshme, ju duhet shumë punë, por duke dalë te alternativa tjetër që nuk është as e vështirë, ju mjafton të provoni, nga distanca të ndryshme, në kushte drite të ndryshme dhe me subjekte të ndryshme. Duke bërë këto prova, ndoshta në fund do t’ju duket e lehtë të mësoni këto gjëra.(thjesht sepse në atë kohë do ti keni mësuar! 🙂
 
Nëse ky artikull ju pëlqeu na ndiqni herë pas here pasi artikuj të tjerë do t’ju vijnë në ndihmë!
 
[/sociallocker]
 
 
 

Related articles

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • si të bëni foto portret me sfond njëngjyresh pa pasur një studio fotografike?

    Mendoj se shumica e fotografëve nuk e kanë shumë qef blicin pasi ndricimi perfekt me anë të tij kërkon kohë dhe eksperiencë. Kështu që shumica e përdorin blicin vetëm për të ndriçuar foton e radhës që nuk ka dritë aq sa duhet. Por drita e blicit mund të përdoret në shumë raste në mënyrë krijuese, […]

  • 4 këshilla për të fotografuar bukur

    Zgjohuni herët në mëngjes Jeni duke filluar të fotografoni? Në vijim mund të konsultoni disa teknika fotografimi në mënyrë që të shkrepni fotografi të bukura dhe mbresëlënëse!   Të gjithë e dimë që gjumi i mëngjesit është i ëmbël – por nëse doni të bëni foto profesionale, duhet të hiqni dorë nga zgjimi i vonë. […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Mars 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi