Artikujte rinj

Sheqerpare me arra – receta gatimi

Sheqerpare me arra – receta gatimi

Receta gatimi – sheqerpare me arra, receta per te gatuar embelsira te shijme 

Sheqerpare me arra - embelsire -receta gatimi
Sheqerpare me arra - embelsire -receta gatimi
Write a review
Print
Përbërësit
  1. 1 kg gjalpë të zbutur,1 kg miell,12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë,1 lugë çaji sodë buke,200 gr arra të grimcuara,2 kg sheqer.
Instructions
  1. Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
  2. Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
  3. Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
  4. Sherbeti:Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në flegra.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.
ECATY http://www.ecaty.com/

Related articles

  • Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

    Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi. Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare 

  • Ëmbëlsirë me dardhë – receta gatimi

    Receta gatimi – ecaty.com gatuani me fantazi, servireni bukur, sepse nje ushqim i prezantuar bukur eshte gjysma e shijes, guzhina ka shume receta te shijshme por qe shpeshhere kalojne te pa shijuar vetem sepse prezantohen me nje pamje jo fort terheqese edhe se ndoshta mund te jete ushqimi me i mire qe mund te jete […]

  • Pite me Spinaq – receta gatimi

    Receta gatimi – ecaty.com gatuani me fantazi, servireni bukur, sepse nje ushqim i prezantuar bukur eshte gjysma e shijes, guzhina ka shume receta te shijshme por qe shpeshhere kalojne te pa shijuar vetem sepse prezantohen me nje pamje jo fort terheqese edhe se ndoshta mund te jete ushqimi me i mire qe mund te jete […]

Leave a Reply