Enduro 2015 – kampionati kombetar ne Tirane me 14-15 mars

enduro_2015_tirane_amf_ecaty_com
Informazione mbi garen: Gara do te zhvillohet ne Vaqar ne datat 14 dhe 15 mars 2015. Gara eshte e vlefshme per kampionatin kombetar per enduro. Me teper informacione mund te lexoni ne vijim.

Vendi: Tiranë

Kordinatat e bivouac: 41.332570°   E 19.899722°

Gjatësia: 45 km

Distanca nga qendra e qytetit: 5.2 km (Start/Finish)

Numri maksimal i garueve: 30 garues

Karburanti më i afërt: 200 m

Hapja e Bivouac: e shtunë, 14 mars 2015, ora 10:00

Si mbërrihet: merr KML file

Regjistrimet mbyllen në: 13 mars 2015

 

axhenda

 

E shtunë, 14 mars 2015, vendi: Tirana Expo center

 

Ora 16:00 deri 19:00, – regjistrimi në garë, marrja e numrave dhe montimi i pajisjeve GPS nëpër mjete. Parkimi i motorëve.

Ora 19:30 deri 20:30, – breafing spjegues i garës.

 

E diel, 15 mars 2015, 

 

Ora 08:30 – Nisja nga Tirana Expo Center. (grup start)

Ora 09:00 – Mbërritja në Pikën e Assistencës. 

Ora 09:10 – Start i xhiros së provës.

Ora 10:30 – Start i garës. Xhiro e parë. 14 km. Enduro Test (SS1) dhe Extreme Test (SS2)

Ora 12:00 – Start Xhiro e dytë. 14 km. Enduro Test (SS3) dhe Extreme Test (SS4)

Ora 14:00 – Grupim në Tirana Expo Center.

Ora 14:30 – Cross Test (SS5) në Tirana Expo Center.

Ora 15:30 – Ceremonia e ndarjes së çmimeve.

 

kategoritë

 

Motorët e klasifikueshëm si pjesëmarrës në
Kampionatin Kombëtar “Enduro-2015” janë të grupuar në pesë klase si në ndarjet e mëposhtme.

Do të ketë klasifikim dhe fitues për çdo “klasë” si dhe klasifikim dhe fitues “absolut”.

Fituesi absolut do të shpallet dhe Kampioni Kombëtar 2014.

Do të ketë trofe për tre vendet e para të çdo Klasi si dhe trofe për tre vendet e para absolute.

 

Kategoria Enduro (E)

Klasi E1 – nga 100cc deri 125cc dykohësh dhe nga 175cc deri 250cc katërkohësh

Klasi E2 – nga 176cc deri 250cc dykohësh dhe nga 290cc deri 450cc katërkohësh

Klasi E3 – nga 251cc deri 500cc dykohësh dhe nga 475cc deri 650cc katërkohësh

Klasi EV – Veteran, pilot i lindur përpara datës 1 Janar 1966.

Klasi EW – Pilote femër.

per me teper informacione dhe per rregjistrimin ne gare vizitoni websitin zyrtar te amf(Albanian Motorcycle Federation)

Lini një Përgjigje