Artikujte rinj

Recete gatimi per ballokume Elbasani

Recete gatimi per ballokume Elbasani

Ballakumja është ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Elbasanit. Aktualisht të gjithë Shqiptarët nga Jugu në Veri vijnë për të blerë ballakumen në qytetin e Elbasanit.

Recete gatimi per ballokume Elbasani
Serves 6
Ballakumja është ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Elbasanit. Aktualisht të gjithë Shqiptarët nga Jugu në Veri vijnë për të blerë ballakumen në qytetin e Elbasanit. Ballakumja është dy llojesh: ballakume brumi, që përgatitet me miell gruri dhe pak sheqer dhe tjetra është ballakume sheqeri, që në Elbasan është sinonimi i ditës së verës. Përgatitja e saj është e tillë: në një tenxhere bakri, e posaçme vetëm për to, futen sipas radhës, duke u rrahur me lugë druri, gjalp i tretur, sheqer i shtypur, vezët një e nga një, maja, miell misri dhe finjë. Masa e fituar nga të rrahurit me lugë ndahet në pjesë në formë kokrrash të rrumbullakëta dhe futet në furrë. Sekreti i saj është rrahja me dorë dhe pjekja në furrë druri.
Write a review
Print
Prep Time
55 min
Cook Time
40 min
Total Time
1 hr 40 min
Prep Time
55 min
Cook Time
40 min
Total Time
1 hr 40 min
Përbërësit për Ballakume Elbasani për Ditën e Verës
  1. – 1kg miell misri
  2. – 100gr miell gruri
  3. – 1kg sheqer
  4. – 500 gr gjalp
  5. – 8 kokrra vezë
  6. – 50ml qumësht
Përgatitja
  1. Si fillim, tresim gjalpin në një tenxhere alumini dhe e lemë për rreth gjysëm ore derisa të fundërrojnë kripërat e tij. Me pas në një ene të thellë rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa të formohet një mase e bardhë dhe homogjene. Në një ene tjetër përziejmë vezët e plota me qumështin dhe i shtojmë ngadalë tek masa me sheqer dhe gjalp duke vazhduar rrahjen. Shtojmë gjithashtu ngadalë miellin e misrit dhe në fund atë të grurit duke e vazhduar rrahjen kësaj here me ndihmën e një piruni. Në këtë fazë, e lemë brumin të pushojë për rreth 15-20 minuta. Megjithëse brumi në fillim mund të duket shumë i butë apo i qullët, kjo kohë i lejon grimcave të miellit të thithin lagështirën e tepërt të tij, por nqs edhe pas 20 minutash brumi rezulton përsëri i qullët, shtojmë pak miell dhe e përziejmë sërish. Marrim me dorë pak brumë dhe formojmë disa forma sferike të shtypura me madhësi mesatare të cilat i vendosim në një tavë të lyer me gjalp dhe pak miell (ose të shtruar me letër furre). Ballakumet vendosen në distancë me njëra-tjetrën në furrën e parangrohur në 170 gradë, dhe i lemë brenda derisa ato të marrin një ngjyrë të artë nga sipër, por jo të kuqerremtë! Pas përfundimit të pjekjes, i lemë derisa të ftohen dhe më pas i heqim nga tava duke patur kujdes që të mos ngjiten në të.
Notes
  1. Rrahja e brumit preferohet të bëhet me dorë me ndihmën e një piruni apo të një teli për vezët pasi në këtë mënyrë kuptojmë më mirë kur masa merr formën “e fijeve” dhe rrahja duhet përfunduar. Gjithashtu kujdes të vecantë duhet pasur me miellin, pasi hedhja e tepvrt e tij i bën ballakumet e forta. Në recetën tipike elbasanase, në vend të qumështit hidhet gjysëm filaxhan kafeje ujë finji i cili përgatitet me hi të pastër që është i përzier me ujë dhe më pas lihet disa minuta në qetësi që të filtrohet. Ballakumet preferohen të piqen në një enë apo tavë të madhe bakri të pakallajisur apo në mungesë të saj në një tavë qelqi.
ECATY http://www.ecaty.com/

Related articles

  • Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

    Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi. Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare 

  • Ëmbëlsirë me dardhë – receta gatimi

    Receta gatimi – ecaty.com gatuani me fantazi, servireni bukur, sepse nje ushqim i prezantuar bukur eshte gjysma e shijes, guzhina ka shume receta te shijshme por qe shpeshhere kalojne te pa shijuar vetem sepse prezantohen me nje pamje jo fort terheqese edhe se ndoshta mund te jete ushqimi me i mire qe mund te jete […]

  • Pite me Spinaq – receta gatimi

    Receta gatimi – ecaty.com gatuani me fantazi, servireni bukur, sepse nje ushqim i prezantuar bukur eshte gjysma e shijes, guzhina ka shume receta te shijshme por qe shpeshhere kalojne te pa shijuar vetem sepse prezantohen me nje pamje jo fort terheqese edhe se ndoshta mund te jete ushqimi me i mire qe mund te jete […]

Leave a Reply