Artikujte rinj

Gjiro open air – Parashutizëm në Gjirokastër në datat 20-22 mars 2015

Gjiro open air – Parashutizëm në Gjirokastër në datat 20-22 mars 2015

gjiro_open_air_paragliding_ne_gjirokaster_mars_2015_ecaty_comNë  Gjirokastër nga data 20 deri me 22 mars 2015 zhvillohet edicioni i katërt i parashutismit. Eventi i titulluar Gjiro Open Air mbledh në Gjirokastër shumë pilotë që do të performojnë për publikun gjirokastrit.

Dhjetra pilotë do të garojnë për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së tretë të kampionatit kombëtar të fluturimeve të lira. Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open organizon “Gjiro Open Air” nga datat 20 deri në 22 mars 2015.

Pilotët do të nisin fluturimin nga Çajupi, ndërsa me akrobacitë e tyre në ajër do të ofrojnë pamje spektakolare për qytetarët në Gjirokastër, Libohovë, Antigone, Lunxhëri, Labovë etj.  

Pjesë e këtij turneu janë edhe vizita në pazarin historik të Gjirokastrës, në Libohovë, në qytetin antik të Antigonesë, në Saraqinisht e në Labovën e Kryqit, duke i dhënë kështu edhe një dimension turistik këtij eventi. Ceremonia e dhënies së çmimeve për fituesit do të organizohet në kalanë e Gjirokastrës, pikërisht në atë skenë ku do të zhvillohet më vonë edhe Festivali Folklorik Kombëtar.

“Gjiro Open Air” është ndër të tjera edhe një ngjarje e rëndësishme që promovon pasuritë turistike e kulturore të rajonit të Gjirokastrës.

nga: libohovaonline


Ky eshte programi qe do te ndiqet per kete event.

Gjirokastra Open Air 20-22 Mars 2015
dt 20 Mars 09,00-24,00 mberritja e piloteve ne Gjirokaster, akomodimi ne Hotel Olimpik,
pika e takimit gjate gjithe dites tek Bar ORA,Gjirokaster. Regjistrimi i Piloteve,marja e koordinatave GPS ,FLUTURIM GJATE DITES TEST.
20,30 LIBOHOVA PARTY – DARKA E MIRESEARDHJES,MBREMJE E MADHE,Sedati guzhinjeri i piloteve te fluturimeve te lira na pret!!!!!!!!!
dt 21 Mars 08,00-9,30 caktimi i gares dhe marja e pikave (cilinder)
Ora 10,00 Vajtje ne Aerodromin e qytetit dhe nisja e piloteve per ne Cajup
Ora 12,00-14,00 windows open
Ora 16,00-17,00 te gjithe ne Aerodrom, dhe nisja drejt hotelit
Ora 19,00 KONFERENCE PER SHTYP, PREZANTIMI I MARKES, WORLD CHAMPIONSHIP ALBANIA 2017
Ora 20,00 vizite dhe foto ne qafen e pazarit
Ora 21,00 DARKA E TE SHTUNES, (DERVICAN OSE GJIROKASTER)
22 MARS
Ora 09,00 ,takimi tek bar ORA,nqs nuk eshte realizuar gara te shtunen perseritet te djelen. Ne te kundert,
Fluturime fun nga Cajupi
Fluturime me motor mbi Gjirokaster.
Vizite ne Antigone,Saracinisht fshat,Labova e kryqit,
ora 15,00 Ceremonia e Cmimeve ne Kalane e qytetit,skenen e Festivaleve folkloristike.

WELCOME TO GJIRO.
SEPSE PRANVERA VJEN NGA JUGU

Related articles

  • Piknik te kalaja Bashtoves(Bashtova’s Castle)

    …edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i eventit artistik kulturor në Kalanë e Bashtovës. Për ata që nuk e dinë, kjo kala ndodhet afër bregdetit në një zonë fushore midis Kavajës dhe Rrogozhinës. Për të shkuar të vizitoni kalanë e Bashtovës, ju duhet të dilni në Gosë dhe të ndiqni rrugën për në bregdet. […]

  • Ja si i fton Zvicra turistët në vendin e tyre me këtë gjetje gjeniale!

    Një video me një terhehqje dhe një kuriozitet të madh është duke qarkulluar këto ditë në rrjetin e videove Youtube. Bëhet fjalë për një ftesë që i bëhet turistëve në një mënyrë të personalizuar dhe të drejtpërdrejtë me turistët e mundshëm. Ky publicitet është një ide vertet e arrirë për të ftuar turistët të vizitojnë […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Mars 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!