Shqipëria zgjidhet vendi organizator i Kampionatit Botëror të Fluturimeve të Lira

kampionati boteror i fluturimeve te lira ne shqiperi ecatycom

kampionati boteror i fluturimeve te lira ne shqiperi ecatycom

Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet Kampionati Botëror i Fluturimeve të Lira. Alket Islami, Drejtor Ekzekutiv i “Albanian Open”, foli në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, duke dhënë arsyet se pse u zgjodh Shqipëria si vend organizator, si dhe shpjegoi detajet e mbajtjes së eventit.

Për aeronautikën shqiptare organizimi i këtij eventi shënon një fitore, duke i hapur njëherësh edhe më shumë dyert për sportet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën.

Alket Islami: Ardhja e këtij eventi të madh në Shqipëri ishte si pasojë e aktivitetit të “Albanian Open”, të edicioneve që kanë filluar nga viti 2000 deri tani. Para dy vjetësh, stafi ynë vendosi, edhe me përkrahjen e shteteve fqinje, që ne ta çonim kërkesën në FAI. Ne patëm fatin që e morëm këtë eveniment, pasi është hera e parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Pse u zgjodh Shqipëria? Këto aktivitete bëhen në vende piktoreske dhe më joshëse për turizmin, ku ne kemi LLogaranë dhe Vlorën. Prezantimi jonë ishte shumë interesant, pasi ne u paraqitëm me një videoklip të gjatë, rreth 7 minuta, të gjithë asaj që ne ofronim në Dhërmi, Llogara dhe në Vlorë. Aq më tepër që gjysma e shteteve që ishin në votim, pilotët e tyre kishin ardhur në Shqipëri dhe natyrisht që ata votuan dhe lobuan për ne.

 

Për më tepër informazione ju adresojmë në lidhjen origjinale të lajmit Kliko këtu

Lini një Përgjigje