Artikujte rinj

Nuselala mëson të fluturojë me qukapikun!

Nuselala mëson të fluturojë me qukapikun!

Jo nuk është një tjetër imazh i modifikuar bukur me photoshop. Në këtë foto vërtet reale një nuselale shihet mbi supet e një qukapiku në fluturim, dhe edhe pse duket e pabesueshme, fotografia është  e vërtetë: e garanton autori i fotografisë Martin Le May.

Ky burrë, me nënshtetësi angleze tregon se ka shkrepur këtë foto ndërsa ishte duke shëtitur me gruan e tij Ann në London Park. Papritur ka dëgjuar një shpend të rënkojë dhe dukej në vështirësi. Pasi kanë marrë dylbitë kanë parë zogun duke mbartur mbi të një peshë shumë të rëndë për të.

“Sapo mora aparatin,qukapiku kaloi përpara nesh. Me atë nuselale mbi supe, ishte e qartë që qukapiku po luftonte për mbijetesë pasi nuselala i ishte hedhur mbi supe për ta sulmuar.

Pra nuk bëhet fjalë për një fluturim miqësor midis dy specieve kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, por bëhej fjalë për një sulm që i bëri nuselala qukapikut.

Pasi zbritën në tokë filloi dyluftimi midis tyre. Qukapiku arriti të shpëtojë falë grumbullit të njerëzve që ishin mbledhur aty, që arritën ta shpërqëndrojnë nuselalën për pak çaste, kështu që qukapiku shfrytëzoi rastin për tu larguar në  fluturim.Gjithashtu dhe nuselala ka vrapuar për tu larguar.

Related articles

  • Foto e ditës: Shqiponja ndjek lejlekun.

       Të gjithë fotografët ëndërrojnë të bëjnë një foto që mund të qëllojë një herë në jetë, një foto nga ato që të thonë isha me fat që isha në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe bëra foton më të rrallë që ekziston në botë dhe që s’është fotografuar ndonjëherë më parë. Nuk […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Mars 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi