Gara e motocross-ve në Tiranë me 8 mars 2015

gara motokros 8 mars ecatypikcom

gara motokros 8 mars ecatypikcom

Gara e motocross-ve në Tiranë me 8 mars 2015

  • Vendi: Surrel/Tiranë
  • Kordinatat e pistës: N 41.332570° E 19.899722°
  • Gjatësia: 640 m
  • Distanca nga qendra e qytetit: 7.8 km
  • Numri maksimal i garueve: 20 garues
  • Karburanti më i afërt: 2.5 km
  • Hapja e Bivouac: e diel, 8 mars 2015, ora 8:00
  • Si mbërrihet: merr KML file
  • Regjistrimet mbyllen në: 6 mars 2015

axhenda

Oraret e ditës së garës.

  • Ora 8:00 – Hapja e vendparkimit të garuesve. (maksimumi për çdo garues një sipërfaqe 3m x 6m)
  • Ora 9:00 deri 10:00 – Regjistrimi, dokumentacioni dhe marrja e numrave.
  • Ora 10:00 deri 10:30 – Prova të lira.
  • Ora 10:40 deri 11:00 – Prova të lira.
  • Ora 11:10 deri 12:00 – Prova të lira me kohëmatje.
  • Ora 12:20 deri 12:30 – Gara kualifikuese e parë. (grupi 1)
  • Ora 12:50 deri 13:00 – Gara kualifikuese e dytë. (grupi 2)
  • Ora 13:30 deri 13:45 – Gara e zonës së dytë.
  • Ora 14:30 deri 14:50 – Gara finale.
  • Ora 15:30 – Ceremonia e ndarjes së çmimeve.
harta e gares motocross 8 mars 2015
harta e gares motocross 8 mars 2015

formula e garës

Provat e lira me kohëmatje do të bëhen individuale me dy xhiro piste për çdo garues.

Koha e xhiros më të mirë do të vlejë në llogaritje.

Caktimi i grupeve për garat eleminatore:

Grupi i parë eleminator, maksimum 10 pilotë, përbëhet nga kohët: 1/3/5/7/9/11/13/15/17/19

Grupi i dytë eleminator, maksimum 10 pilotë, përbëhet nga kohët: 2/4/6/8/10/12/14/16/18/20

Gara kualifikuese e parë me pilotët e grupit të parë: 8 minuta plus dy xhiro të pistës.

Pesë vendet e para kualifikohen për garë finale. Vendi i gjashtë deri tek i fundit, zhvendosen për në garën e zonës së dytë.

Gara kualifikuese e dytë me pilotët e grupit të dytë: 8 minuta plus dy xhiro të pistës.

Pesë vendet e para kualifikohen për garë finale. Vendi i gjashtë deri tek i fundit, zhvendosen për në garën e zonës së dytë.

harta e gares motocross 8 mars 2015
harta e gares motocross 8 mars 2015

Gara e zonës së dytë: 13 minuta plus dy xhiro të pistës.

Pilotët pjesëmarrës janë pilotët e dy garave të para dhe të pakualifikuar për garën finale.

Rezultati do të percaktojë vendin e 11-të deri tek i fundit.

Gara finale: 20 minuta plus dy xhiro të pistës

Pilotët pjesëmarrës janë pilotët e dy garave të para të kualifikuar për garën finale.

Rezultati do të percaktojë vendin e parë deri tek vendi i dhjetë.

Shënim

Përcaktimi i vendeve në start do të jetë sipas kohës personale të matur.

Koha më e mirë zgjedh vendin e startit; koha e dytë e deri në fund vazhdon rradhën e zgjedhjes.

Per me teper vizitoni websitin zyrtar, duke klikuar ketu klikuar ketu amf-al

 

Lini një Përgjigje