Artikujte rinj

I keni vene veroret?

I keni vene veroret?

Gezuar diten e veres. Apo te pranveres?

Përse quhet dita e verës kur festohet në pranverë? Mos ndoshta më parë ndahej viti në vetëm dy stinë për të lehtësuar gjërat? Ndoshta po,ndoshta e ndanin vitin në dimër dhe behar(verë). Si traditë për ditën e verës lidhen verore tek duart, këmbët, gishtat, apo në qafë. Por jo të gjithë e bëjnë këtë traditë në të njëjtën datë. Disa e venë me 1 mars dhe disa me 14 mars.
çfarë janë veroret?
– Veroret janë dy fije, njëra me ngjyrë të bardhë, tjetra me të kuqe, të dyja të spërdredhura me njëra-tjetrën.
Bëhen me gjatësinë  e duhur dhe vendosen tek këmbët,duart,gishtat apo edhe në qafë. Vendosen zakonisht një ose tre të tilla ku të dëshironi. Që nga dita që vihen mbahen të paktën 3 ditë dhe pastaj mund ti hiqni dhe ti vendosni në një degë trëndafili, që kur të vijnë dallëndyshet ti marrin dhe të bëjnë fole me ta. Ose mund ti mbani më tepër se 3 ditë, mund ti hiqni kur shihni ndonjë dallëndyshe që tregon ardhjen e pranverës.
Po ju i keni vënë veroret? Kur i veni? – apo se përdorni këtë traditë?

Related articles

  • Besoni ne endrrat tuaja dhe beni çmos ti realizoni!

    Kjo është një nga historitë me një moral të fortë për t’ju drejtuar në rrugën e duhur për kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e ëndrrave tuaja. Historia që do të lexoni në vijim është klasifikuar nga Hollywood-i si një histori e trishtë(kurse une shtoj…edhe me fund mbresëlënës) Emri i personazhit për të cilin bëhet fjalë është […]

  • Së shpejti Festivali Folklorik kombëtar në Gjirokastër!

    Zbuloni bukurinë e Shqipërisë, zbuloni bukurinë e vendit tuaj dhe vlerësojeni në maksimum! Kalaja e Gjirokastrës, Legjenda e Argjiros, historia e krijimit të qytetit, mjeshtëria e punuesve të gurit në pritje të thesarit të jashtëzakonshëm të folklorit shqiptar mbarëkombëtar, që nga perlat muzikore, poetike, instrumentale, zakonore e deri tek kostumet që janë vërtet të rralla […]

  • Gezuar 1 prillin :) Recete gatimi peshk ne furre

    Meqenese ne gjithe boten 1 prilli ka per protagonist peshkun, ndersa ne Shqiperi njihet si dita e genjeshtres, por si koncept eshte po i njejti dmth qe duhet te genjeni. Por siç e thame sot peshku eshte protagonist dhe keshtu qe ju servirim kete recete per te gatuar peshkun per te qendruar ne teme me […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Shkurt 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi