Rregjistroni programet online për ti parë në një moment të dytë -falas!

vcast ecatypikcom

vcast ecatypikcom

Shumë herë do të keni dashur të shihni një film në tv por në atë kohë kur trasmetohej ju nuk mundeshit ta ndiqnit për ndonjë arsye(ishit në punë,ishit në xhiro etj).

Nëse dëshironi të rregjistroni një program nga televizionet për ta parë në një moment tjetër mund ta bëni falë shërbimeve online që bëjnë këtë shërbim për ju.

icon-registraEshtë rasti i VCAST.it që ju bën të mundur rregjistimin e programeve të preferuara nga ju, duke ju dhënë komandat në dorë për të zgjedhur datën, orën dhe kanalin e trasmetimit dhe ju programoni rregjistrimin.

Pasi eventi ka kaluar ju mund të hyni në akountin tuaj dhe të shkoni në programimet që keni bërë dhe të shihni programin e rregjistruar kur ta dëshironi ju. VCAST ka tre zgjedhje për akount. Mund të zgjidhni midis FREE(falas), PREMIUM dhe PREMIUM+ (këto dy të fundit me pagesë)

Por ju mund të përdorni fare mirë versionin falas që ju mundëson rregjistrimin deri në 16 orë me një format mp4 480P që është qualitet DVD-je (nëse doni HD duhet të kaloni në versionin premium)

Në versionin falas keni një larmi kanalesh që shkojnë deri në 70 ku keni në dispozicion dhe një guidë kanalesh me programet dhe oraret se çfarë trasmetojnë kështu mund të zgjidhni më lehtë se çfarë të rregjistroni.

Për të përdorur shërbimet e vcast për të rregjistruar programet tuaja mjafton të rregjistroheni në websitin zyrtar duke klikuar në lidhjen në vijim.   Kliko ketu VCAST

Lini një Përgjigje