Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur

shpella_e_pirateve[1]

shpella_e_pirateve[1]

SHPELLA E PIRATEVE
Gjëndet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todhrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Emrin e ka marë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.
 
Shpella e Pirateve eshte nje monument kulturor i Shqiperise i cili nese vleresohet siç duhet mund te sjelle shume vizitore te huaj por nuk do te jene te pakte as vendasit. Eshte nje vend qe ka vlere dhe duhet vleresuar si nje strukture qe mund te beje per vete mijera vizitore.
Do te ishte bukur sikur te kishte nje organizim me te madh  si nga mediat ashtu edhe nga strukturat vendore per te bere tour, shetitje grupesh.
Dikur ishte edhe filmi artistik shqiptar me te njejtin titull qe ka bere shume per njohjen dhe perhapjen e nje kulture te bukur per shpellen e pirateve, por edhe ai film nuk para gjendet me.
Shpresojme qe dikush te beje diçka me teper per rritjen e turizmit ne kete aspekt meqenese jemi drejt stines se nxehte do te ishte e mira qe te behej diçka qe tani qe te jete gati per stinen e nxehte.

 

 

 

Shpella e piratëve (roman)

Shpella e piratëve është roman i shkrimarit shqiptarë Petro Marko.

Përmbajtja e romanit është shpërndarë në pesë pjesë. Pjesa e parë ka dy tituj “Tregimi i Niko Dabos” dhe “Përleshja me peshkaqenin”.Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt “Zbulimi i një fshehtësie shekullore”, “Gjonbaba! Gjonbaba!” dhe “Lolua – Gjonbaba!. Në pjesen e tretë paraqiten titujt “Përgatitja”, “Në sulm për futje në shpellë”, “Në detin e shpellës” dhe “Viti 999!”. Pjesa e katërt fillon me titullin “Emri i Rusman el Namsurit” vazhdon me “Gjonbiri” dhe përfundon me titullin “Gjonipi”. Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin “Kthimi i humbjes“, vazhdonë me “Lundërthyes në skëterrë!”, “Zbulime tjera”, “Zëri i jetës” dhe përfundon me “Në krye Delfini i pionierëve!”.

PERMBAJTJA :’pjesa e parë “Tregimi i Niko Dabos”

Në këtë tregim bëhet fjalë për Niko Dabuan. Ai ishte plak por ishte edhe peshkatari dhe notari më i mirë i fshatit. Plaku Dabua nuk shikonte mirë. Disa thonin se plaku kishte sytë e peshkut sepse ai nën ujë mund të shikoj edhe vrimën e gjilpërës. Niko Daboa kishte bërë shumë heroizma. Iliri ne mengjes shkoi te shoket per te bere plane se si ta percjellin Niko Dabuan qe kishte zbritur gjer te shkembi prane Shpelles se Pirateve. Iliri,Fotua dhe Jani vendosen qe ta gjejn Loluan sepse ai eshte me i madh dhe trim dhe ate do ta bejn kapedanin e tyre. Ata shkuan Ne Shpellen e Pano Gjinit dhe e gjeten Loluan. Qe nga Shpelle Pano Gjinit ata shikuan ma dylbi Niko Dabuan qe kishte hypur shume lart ne Shpellen e Pirateve. Lolua pranoi te behej kapedani i tyre me kusht qe ti vendosnin duart ne majen e shpetes dhe te betoheshin. Lolua tha se po neser do te takohen ne ate vend dh te marrin thik,litar dhe buke. Posa u gdhi, ata shkuan tek vendi i caktuar. Lolua i kontrolloi shoket se ai kan marre mjetet qe i kishte kerkuar. Lolua u cakton detyrat djemeve. Iliri zuri vend ne nje shteg te fshehte dhe priste te shihte plakun Dabua. Pas nje kohe ai pa Dabuan Dhe sipas urdherit te kapedanit ai duhej ta percillte fshehtas Dabuan. Tek po e percjellte nga pas degjoi nje ze. Ajo ishte Lulja e motra e tij te cilin e ka gjetur ne shpell.Po ashtu edhe ne shtrat d.m.th cullak.

Lini një Përgjigje