Prynt- printoni me smartphone-in tuaj!

prynt ecatydotcom

prynt ecatydotcom

Ju e dini që fotografitë e çastit janë diçka me të vërtetë tërheqëse për faktin se mund ta shikojmë foton të printuar në moment. Një kompani Franceze me emrin  Prynt ka krijuar një printer ose më mirë një kasë apo kallëf smartphone-i që ka të bashkangjitur brenda saj, një printer.

Një mini printer që është i gatshëm t’ju japë fotografinë në dorë.

Kjo kasë është një printer me të gjitha të drejtat. Pra ka të drejtë të quhet smart printer dhe arrin të mbajë rreth 30fleta fotografish që mund ti gjeni këtu:Polaroid’s later-model instant printers.  Kjo kasë lidhet me telefonin me anë të komunikimit pa kabull nëpërmjet bluetooth-it.

Pra ju shkrepni fotot me smartphonin tuaj dhe më të bukurat, ato që ju pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, i printoni në moment. Në këtë mënyrë do të keni në duar fotot tuaja më të pëlqyera, jo më vetëm dixhitale por edhe siç bëhej qëmoti(vazhdon të bëhet), në letër fotografike.

Ju duhet të prisni vetëm 30 sekonda që të keni në dorë foton tuaj.
Ky produkt që duket mjaft interesant dhe ndoshta i dobishëm në shumë raste pritet të kushtojë rreth 99 dollarë.

Nëse artikulli të pëlqeu, shpërndaje, dhe na ndiq herë pas here me tema të ndryshme në ecaty.com

Lini një Përgjigje