Foto e ditës: Shqiponja ndjek lejlekun.

owen deutsch
Në foton që ju tregojmë Owen Deutsch, qëlloi në vendin e duhur në kohën e duhur dhe shfrytëzoi rastin për të bërë këtë foto mbresëlënëse. Foto është shkrepur në liqenin e dhelprës(Fox lake) në Illinois:
“Kjo shqiponjë po ndiqte lejlekun për ta larguar nga vezët e saj që kishte aty në afërsi dhe jo sic mund të imagjinohet. Në këtë rast Shqiponja po mbronte vetëm çerdhen e saj.
Fotografi shpjegon se po të kishte dashur shqiponja ta ndiqte si pre lejlekun, ky i fundit do të kishte përfunduar me kohë në kthetrat e shqiponjës edhe shumë kohë përpara se kjo foto të shkrepej.
Diçka tjetër që bie në sy është edhe madhështia e kësaj foto, përveçse e rrallë po edhe e bukur si “kompozim”.
Fluturimi i të dy shpendëve me krahët e hapur në maksimum tregon një bukuri të rrallë të shfaqur në këtë fotografi.