Sot Papa Francesco ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ai mbajti një meshë në sheshin “Nënë Tereza”.

Tema kryesore ku Papa Francesco u përqëndrua ishte në harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe se kjo gjë duhet të merret si shembull për bashkëjetesën e mirë sociale brenda popullit dhe ndër popuj. Zoti është një dhe feja është ajo që i afron njerëzit me Zotin. Nuk ka rëndësi çfarë feje je, e rendësishme është të sillesh me zemër dhe ndërgjegje ndaj tjetrit që të frymëzosh të bërit mirë dhe të ndihesh mirë brenda vetes.

Papa përshëndeti dhe të rinjtë dhe i inkurajoi që të ecin në rrugën e drejtë të jetës duke i thënë JO të këqijave dhe PO të mirave.

Lini një Përgjigje