Sot eshte nje dite e shenuar per te gjithe besimtaret e Krishtere pasi festohet pashka. Pashka nenkupton ringjalljen e Krishtit.

Eshte festa qe bashkon besimtaret e Krishtere anembane per te festuar se bashkur ringjalljen e krishtit.

Gjaku do të thotë jetë

Në kishat orthodokse, që në Gjermani kanë rreth 1,5 milionë anëtarë, kjo histori ka mbetur e gjallë dhe ka gjetur një shprehje të veçantë simbolike në ngjyrën e kuqe, shpjegon Irinikios Schulten, kryediakon i kishës ortodokse ruse në Bad Honnef pranë Bonit: “Prandaj të gjitha vezët ortodokse të pashkëve janë të kuqe. Shporta gjigante vetëm me vezë të kuqe. Dhe njerëzit gjithmonë pyesin: ku janë ngjyrat e tjera? Dhe unë u them: Përse ngjyra të tjera? E kuqja është ngjyra e jetës.” Shenja në kasollet për t’u kursyer nga dënimi i Perëndisë, u bë simbol i vetë jetës.

 

 

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

 

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

 

Emërtime të rrjedhura nga Eostremonat apo muaji i Eostres:

Emra të prejardhur nga hebraishtja Pesah (Pas´ha):

Emërtime të përdorura në gjuhë të tjera:

  • Armenisht Զատիկ (Zatik ose Zadik, fj.p.fj. “ringjallje”)
  • Bielorusisht Вялікдзень o Vialikdzień (fj.p.fj. “Dita e Madhe”)
  • Boshnjakisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. “Ringjallje”)
  • Bullgare Великден (Velikden, fj.p.fj. “Dita e Madhe”)
  • Gjeorgjisht აღდგომა (Aĝdgoma, fj.p.fj. “ringritja”)
  • Kinezçe 復活節 Fùhuó Jié (fj.p.fj. “Festa e Ringjalljes”)
  • Kroatisht Uskrs (fj.p.fj. “Ringjallje”)
  • Çekisht Velikonoce (fj.p.fj. “Natët e Mëdha” [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
  • Estoneze Lihavõtted (fj.p.fj. “marr mish”, mishërohem)
  • Hungareze Húsvét (fj.p.fj. “marr mish”, mishërohem)
  • Japonisht 復活祭 (Fukkatsu-sai, fj.p.fj. “Festa e Ringjalljes”)
  • Koreane 부활절 (Puhvalhol, fj.p.fj. “Stina e Ringjalljes”)
  • Malteze L-Għid
  • Letonisht Lieldienas (fj.p.fj. “Ditët e Mëdha” [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
  • Persisht عيد پاك (fj.p.fj. “Festa e Dlirë)
  • Polonisht Wielkanoc (fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
  • Serbisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. “Ringjallje”)
  • Sllovake Veľká Noc (velka noq fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
  • Sllovenisht Velika noč (velika noq fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
  • Tongane Pekia (fj.p.fj. “vdekja (e zotit)”)
  • Ukrainse Великдень (Vjelikdjen’, fj.p.fj. “dita e madhe”) ose Паска (Paska)

Lini një Përgjigje